Mbase eshte ende heret per te folur por premisat jane qe Vllaznia te kete gjetur portierin qe kerkonte. Bojan Zogoviç ne miqesoret e deritanishme ne te cilat eshte aktivizuar, ka treguar nje forme shume te mire sportive.
Malazezi 31 vjeçar me nje eksperience te madhe ne shume skuadra ku ka luajtur, po e tregon kete gje edhe ne Shkoder. Luan mire me kembe dhe jo vetem ne zonen e tij por edhe shume metra me perpara, udhezon vazhdimisht shoket e ekipit dhe po ashtu duket shume i sakte edhe ne lojen ne ajer.
Jane keto veçori qe i kane dhene besim edhe stafit teknik duke menduar se tashme kane nje siguri te madhe ne prapavije. Siguri qe ne fakt reflektohete dhe te mbrojtja e cila duket me e sigurte me Zogoviç prapa.
Ne sfiden e djeshme ndaj Teutes, ne ato pak raste qe u krijuan ne zonen e tij, portieri kuqeblu i zgjidhi siç duhet, duke marre kesisoj edhe duartrokitjet e atyre tifozeve qe ishin te pranishem ne stadiumin “Loro Boriçi”.
Nese sezonin e kaluar u bene plot 4 portiere te Vllaznia, sivjet drejtuesit kane vendosur qe me Zogoviç te “kyçin” porten por te gatshem do te jene ne rast nevoje edhe 20 vjeçari Kristi Qarri si dhe 19 vjeçari Entoni Shkoza./shkodrasport.com/