Në ditët e fundit ka qarkulluar në media lajmi se klubet e Superiores janë gati të bojkotojnë kampionatin për paketën ligjore të sportit.
Madje u perfol se bojkoti mund te ishte qe kete jave teksa nuk do te zhvilloheshin ndeshjet e fundjaves te vlefshme per javen e -9-te te Kategorise Superiore.
Zv presidenti i FSHF-së, Edvin Libohova ka folur shkurt rreth këtij lajmi në emisionin “Pressing” në ABC News, duke theksuar se nuk është absolutisht e vërtetë.
“Mesa di unë nuk ka ide për bojkot. Nuk kemi diskutuar një gjë të tillë. Nuk jam për bojkot, jam për dialog. Nesër do të kemi një takim me presidentët e Ligës dhe do e diskutojmë sërish“, thekson Edvin Libohova. /abcnews/