Kategoria Superiore nuk do të fillojë këtë sezon, në rast se nuk plotësohen 4 kërkesat që kanë klubet ndaj qeverisë.
Pikërisht për këtë ka folur edhe sekretari i Ligës profesioniste, Dritan Kadia. Ky i fundit në emisionin “Sport News” në “News 24” është shprehur se situata është shumë e rëndë dhe për këtë qeveria nuk po reagon, ndonëse problemet i janë dërguar. Gjithçka do të përkeqësohet nëse nuk reagon qeveria, thotë Kadia.
“Situata është e rëndë. Jemi mbledhur dhe kemi diskutuar për gjithçka. Ne si Ligë jemi munduar të jemi korrektë. Të gjithë e dinë që më 5 gusht është bërë një mbledhje dhe më 10 gusht i kemi dërguar letër qeverisë.
Në mungesës së përgjigjes nga qeveria, jemi mbledhur në Minsk dhe diskutuam përsëri për këtë, ata na thanë që zëri duhet të dëgjohet më fort, do i mbahen kësaj. Qeveria nuk na dëgjon, ndonëse hallet ia kemi shprehur. Për kompromis, do të bëhet sipas vullnetit të presidentëve.
Nëse nuk ka reagim nga qeveria, gjërat do përkeqësohen. Kjo është thënë edhe më parë. Futbolli do dali dhe përshkallëzojë çështjen. Besoj se aleancën e kemi, duke filluar nga të gjitha kategoritë e futbollit.
Presidenti e ka ngritur zërin disa herë, por asgjë nuk është bërë. Mendoj se edhe qeveria do të ketë shumë fitime në rast se përmbush 4 kërkesat që ne kemi”, u shpreh Kadia.