Vllaznia e basketbollit te femrave e ka nisur vitin 2025 me nje humbje. Pasditen e djeshme ajo eshte mundur ne shifrat 50-77 ndaj Flamurtarit pretendente. Kuptohet qe mundesite per ekipin shkodran kaq ishin, perballe nje kundershtari te perforcuar me lojtare te huaja cilesore.

Por duhet thene se shkodranet “ia bene me te lehte” fitoren vlonjateve kete here sepse perberja e tyre ka qene “e cunguar”. Kjo sepse 3 lojtare te ketij ekipi nuk kane pranuar te dalin ne ndeshje, ne shenje proteste per disa kerkesa financiare qe u kane bere te ditura drejtuesve te ekipit.

Behet fjale per basketbollistet Anisa Bokrina, Sara Murçaj dhe Anisa Musaja. Te tre keto lojtare kane 3-4 dite qe kane bojkotuar edhe procesin stervitor, pavaresisht kerkeses se trajneres Mustafa per te mos e bere nje gje te tille por gjerat nuk kane ndryshuar dhe ato nuk jane paraqitur as diten e djeshme ne ndeshje.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se keto basketbolliste pretendojne pagesa me te mira per vijimin e sezonit, por nje gje e tille nuk i eshte garantuar nga drejtuesit sepse mesa duket fondi i akorduar nga Bashkia Shkoder per kete ekip do te jete i njejte me ate te vitit te kaluar dhe ne keto rrethana, duke mos patur leke shtese nuk ka sesi te rriten pagesat e sportisteve.

Se çfare do te ndodhe ne ditet ne vazhdim kjo mbetet per t’u pare, por nese tre basketbollistet nuk ndryshojne mendim, ose nese drejtuesit e shoqates se basketbollit Vllaznia nuk gjejne ndonje zgjidhje tjeter, do te ishte nje problem i madh per kete ekip dhe shanset e tij per t’u renditur ne katershen e ekipeve me te mira te vendit, do te zvogeloheshin shume./www.shkodrasport.com/