Kanë startuar pasditen e djeshme në Shkup të Maqedonisë ndeshjet e ditës së parë të turneut të rëndësishëm “Gongu i Artë” ku marrin pjesë boksierë nga shumë vende të botës, ndër to edhe katër nga Shqipëria. Në ndeshjet e kësaj dite, bie në sy fitorja e boksierit shkodran Asmer Bilali ndaj një boksieri maqedonas.
Ka fituar edhe boksieri tiranas Serxhio Sina ndaj një boksieri rumun ndërkohë boksieri tjetër tiranas, Taulant Zajmi ka humbur ndaj një tuniziani. Kristian Dema ndërkohë e ka patur pushim në ditën e parë ndërsa sot, do të ketë përballë një boksier nga Moldavia. Edhe për Bilalin do jetë një kundërshtar i fortë sot nga Bosnjë-Hercegovina ndërsa Sina do të ndeshet në ditën e dytë me një nga Bjellorusia. Shpresat për medalje nga sportistët tanë duken të mëdha në këtë aktivitet.