Shorti ka vendosur këto përballje  për ditën e parë të kampionatit.Në peshën 56 kg Ronildo Pirani do ndeshet me Lamajn e Fierit. Në 60 kg boksieri shkodran do jetë përballë boksierit nga Lezha.Në 64 kg aty ku edhe pjesemarrja është më e madhe Kristian Shytani do ndeshet me Eret Rexhën e Beratit. Në 69 kg Asmer Bilali ka përballë boksierin fierak.Në kategorinë 75 kg Emiliano Çekini do ketë përballë A. Bermetën e Tiranës. Në 81 kg Bekim Vjerdha do ketë sfidant boksierin durrsak K. Beqaraj dhe në kategorinë 91+ Nelson Hysa me boksierin e elbasanit E. Dedja. Ndeshjet kanë filluar në orën 17.00.