Pas asaj te Shkodres ne muaj janar ne Shkoder, nje tjeter mbremje magjike boksi do te zhvillohet kete muaj ne Tirane. Me 17 mars ne nje ring te kryeqytetit do te ngjiten boksieret me te mire te Shqiperise ne nje mbremje qe do te mbetet gjate ne kujtesen e te gjitheve.

Promotori nga Amerika i boksierit shkodran Nelson Hysa, ka nder mend te sjelle nje aktivitet te rralle ne Shqiperi, nje nder me te bukurit e boksit profesionist. Kjo sepse gjithe boksieret me te mire te vendit do te jene sebashku ne ring ndaj kundershtareve te tyre.

Ne ring do jete Nelson Hysa, boksieri qe po i ngjit bindshem shkallet e tij ne renditjen boterore ne boksin profesionist. Te mos harrojme se ai eshte njekohesisht i pari boksier shqiptar qe pat sjell ne Shqiperi te paren medalje europiane (bronzi).

Po ashtu ne ring do te jete Alban Beqiri, i treti ne bote, kampioni i Ballkanit dhe shume here kampion i Shqiperise. Bashke me te edhe kampioni tjeter i Ballkanit Denis Nurja si dhe fituesi i 10 ndeshjeve ne boksin profesionist ne po kaq ndeshje te zhvilluara, Alban Barmeta.

Perpos tyre edhe dy boksieret e rinj shkodrane qe sapo kane nisur rrugen e boksit profesionist, Armando Grishaj i ardhur nga Australia dhe Senad Drini. Per t’u veçuar eshte fakti se keto 5 bokseret e tjere do t’i zhvillojne ndeshjet me nga 6 raunde mbremjen e 17 marsit.

I vetmi qe do te kete nje ndeshje me 8 raunde do te jete shkodrani i mirenjohur Nelson Hysa. Ai pritet te kete perballe nje kundershtar shume te forte dhe pritet te synoje fitimin e nje titulli qe akordon zakonisht ne boksin profesionist.

Hysa ka premtuar ne prononcimin e “Shkodra Sport” se brenda ketij viti do te ngjitet ne 100 vendet e para te renditjes boterore dhe per t’u afruar me kete, padyshim qe i duhet te fitoje ne sfiden e pas 15 diteve ne Tirane.
Gjergj KOLA