Mbyllet pa sukses pjesmarrja e boksiereve te kombetares shqiptare ne turneun nderkombetar te Budvas. Te kater boksieret tane nuk kane arritur dot te futen ne zonen e medaljeve dhe njekohesisht te mos perfitojne as shumat e konsiderueshme financiare qe organizatoret kishin vene per me te miret e çdo peshe.

Pas Arjon Kajoshi dhe Arjol Zenelit, kane deshtuar ne perpjekjet e tyre edhe dy boksieret e tjere, Senad Drini dhe Geljan Rajku duke mos arritur t’i fitojne ndeshjet e tyre dhe te vazhdojne rrugetimin ne kete turne.

Drini eshte ngjitur ne ring pasditen e djeshme dhe perballe tij ka qene moldavi Andrei Chiriacov. Ky i fundit eshte shpallur fitues, por ndeshja ka qene e barabarte, per te mos thene qe boksieri i kombetares tone ka boksuar me mire dhe per kete arsye, stafi teknik kuqezi ka protestuar tek gjyqtaria per vendimet e tyre.

Nderkohe diten e sotme ne ring eshte ngjitur edhe boksieri i fundit, Geljan Rajku. Ne ndeshjen e peshes 92 kg, ai ka patur perballe boksierin nga Armenia Narek Manasyan i cili kishte fituar medalje bronzi ne kampionatin boteror dhe po ashtu medalje bronzi ne Lojerat Olimpike. Si rrjedhoje e ka patur te veshtire ndaj tij dhe e ka humbur./SHKODRA-SPORT.COM/