Fundjava që lamë pas ka konfirmuar një tjetër kampion shqiptar të boksit. Behet fjale per sportistin nga Shkodra por qe ka jetuar ne Peje per disa vite, Senad Gashin.
Senad Gashi fitoi titullin e kampionit europian për peshat e rënda, në versionin UBF. 29-vjeçari me origjine nga Shkodra mposhti me lehtësi rivalin boshnjak.
Senad Gashit i mjaftuan vetëm 50 sekonda në ring për të triumfuar, ndërsa tashmë kampioni që jeton dhe duelon në Spanjë po përgatitet për një tjetër sfidë të madhe.
Menjëherë pas “Natës së Kampionëve”, eventit të përvitshëm që organizohet në sheshin Liria në Tetovë, më 6 tetor Gashi do të paraqitet në ring në Slloveni, për të dueluar për brezin e kampionit në versionin WBC./a2cnn/