Pas tre ditesh ndeshjesh shume luftarake, pak minuta me pare ka perfunduar kampionati kombetar i boksit per te rritur, qe u kurorezua me shpalljen e Vllaznise kampione.

Ky eshte titulli i 22-te per kete ekip, nne sukses i jashtezakonshem qe tregon me se miri suksesin qe ai ka patur ndaj ekipeve te tjera gjate gjithe ketyre viteve.

Vllaznia ka nxjerre me shume kampione se ekipet e tjera- kater dhe kesisoj ka merituar vendin e pare para Teutes se vendit te dyte dhe Tiranes qe eshte renditur e treta.

Shkodranet kane nxjerre kampione sportistet Ahmet Meti, Vuksan Guri, Arjon Kajoshi dhe Brendi Smajli.

Njekohesisht Kajoshi ka marre edhe kupen e boksierit me te mire te kampionatit nderkohe qe nje tjeter sportist i Vllaznise, Asmir Skutina eshte vleresuar si boksieri i perspektives.