Një muaj I ngjeshur me aktivitete sportive do të jetë nëntori për boksierët e Vllaznisë. Dje ata janë nisur drejt Maqedonisë për të marrë pjesë në turneun shumë të rëndësishëm “Gongu I Artë” që do të zhvillohet në Shkup. Në këtë turne do të marrin pjesë 5 boksierë shkodranë dhe pikërisht Ronildo Piranej, Kristian Shytani, Asmer Bilali, Kristian Demaj dhe Bekim Vjerdha  . Pas ketij aktiviteti, boksieret e Vllaznise do marrin pjese ne Kupen e Shqiperise qe do zhvillohet ne Vlore dhe me pas ne kupen “Adem Jashari” në Kosovë. Në të gjithë këto aktivitete që do zhvillohen brenda një periudhe 10 ditore, objektivi I boksierëve të Vllaznisë është paraqitja sa më e mirë. Këtë gjë e ka bërë të ditur për gazeten online www.shkodrasport.com në një intervistë para nisjes për në shkup trajneri Zef Gjoni që ka thënë. “Janë tre aktivitete shumë të rëndësishme për boksierët tanë. Më tepër, e kam mendjen tek dy aktivitetet që do të zhvillohen në Shkup dhe Kosovë ku pretendojmë medalje të arta. Ndërkohë, në kupën e Shqipërisë që zhvillohet javën e ardhshme, ne nuk kemi aq shumë pretendime duke parë edhe faktin që Flamurtari ka bërë shumë investime dhe kërkon të bëjë të vetën këtë kupë edhe me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë”.Sa I takon turneut të parë ku do marrin pjesë boksierët shkodranë, atë “Gongu I Artë” që do zhvillohet në Shkup, trajneri Gjoni thotë se objektivi është për të marrë dy ose tre vende të para dhe medalje të arta. “Kemi pretendimet tona për medalje të arta në “Gongun e Artë” ku synojmë tre ose më së paku dy të tilla”- ka thënë ai. Në këtë mënyrë, për këto 10 ditë këta boksierë do kenë një periudhë shumë të ngjeshur aktivitetesh megjithatë ata do të tregojnë vlerat e tyre më të mira dhe me siguri që do sjellin sërish medalje të arta në Shkodër.
www.shkodrasport.com