Për boksierët nuk ka asnjëherë pushim. Pas pjesmarrjes dhe suksesit në “Gongun e Artë” të Maqedonisë, për ta vjen një tjetër pjesmarrje në një aktivitet ndërkombëtar. Bëhet fjalë për kupën “Adem Jashari” që zhvillohet çdo vit në Prishtinë me rastin e Festës së Pavarësisë. Edhe sivjet, pjesmarrja pritet të jetë e gjerë nga shumë vende të rajonit dhe Europës. Shqipëria do përfaqësohet në këtë aktivitet me 5 boksierë dhe pikërisht me tre shkodranët Asmer Bilali, Kristian Demaj dhe Nelson Hysa si dhe dy tiranasit, Serxhio Sina e Alban Bermeta. Trajneri i këtij ekipi, i mirënjohuri Zef Gjoni mendon se për boksierët tanë sërish do ketë sukses teksa ai pretendon që të paktën në tre pesha të zërë vendet e para në këtë aktivitet të rëndësishëm që çdo vit kthehet në festë nga kosovarët.