Dy nga tre boksierët e kombëtares shqiptare që janë duke marrë pjesë në Kampionatin Europian të Ukrainës, janë eliminuar. Bëhet fjalë për tiranasin Emiljano Xhediku që ka humbur dje ndaj një boksieri nga Gjeorgjia ndërsa ditën e sotme ka qenë rradha e shkodranit Arjon Kajoshi për të humbur ndaj një boksieri nga Anglia. Në këtë mënyrë në garë nga boksierët tanë ka mbetur ende vetëm vlonjati Krenar Zeneli që do të ngjitet në ring më 20 qershor.
Sigurisht që eliminimi i Kajoshit që në turin e parë ka qenë disi i papritur, nisur edhe nga stërvitja që kishte bërë prej disa muajsh megjithatë përballë ka patur një boksier shumë të fortë si anglezi Benjamin ëhittaker i cili ka dominuar në ring dhe ka fituar me rezultatin e pastër 5-0.Sigurisht që tashmë kemi ende edhe një shpresë nga Zeneli i cili do të ndeshet me boksierin araab që përfaqëson Danimarkën në këtë Europian, Ahmet Chaouki El Ahmad. Nëse arrin ta kalojë këtë kundërshtar, vlonjati i peshës 56 kg do t’i afrohet shumë pastaj renditjes në tetë më të mirët e peshës së tij, për të siguruar kështu kualifikimin për në Botëror. Megjithatë të presim në mënyrë që të mos shpresojmë më kot siç bëmë edhe me Xhedikun e Kajoshin.