Sot në palestrën e boksit të Shkodrës është zhvilluar një ndeshje kontrolli ( sparing) mes sportistëve të ekipeve kryesore të vendit. Qëllimi i organizimit të këtyre ndeshjeve ka qenë testimi i formës së sportistëve dhe përzgjedhja e elementit më të mirë për aktivitetet e rëndësishme ndërkombëtare që e presin kombëtaren tonë. Niveli i boksimit të ditës së sotme ishte i larte duke pasur parasysh qe edhe boksieret qe moren pjese jane nder me cilesoret në vend. Boksimi i sotem ishte ne vazhden e perpjekjeve qe po bejne ekipet per rritjen e nivelit te sportisteve. Keta ishin dy-luftimet e dites se sotme: Erald Muhja- Atrias Cizmja, Syrjan Marinaj- Jurgen Uldedaj, Elsid Kalemi- Rexhildo Zeneli, Krenar Zeneli- Arnold Kuqali, Ronildo Pirani- Taulant Zajmi, Kristian Shytani- Anxhelo Merkohasanaj, Asmer Bilali – Denis Nurja, Xhuljo Vrenozi- Alban Beqiri, Kristian Demaj – Aleksander Rama, Ardit Tafazi – Emilian Xhediku, Indrit Laçi- Emanuel Kacaj. Ka asistuar në këto ndeshje edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit Gjergj Leqejza dhe drejtues të tjerë të kësaj Federate. Vllaznia, Tirana, Dardania, Fieri dhe Vlora ishin ekipet qe moren pjese ne sparingun e sotem.Sipas shkodranit që drejton Tiranën, trajnerit Sead Bushati, bashkëpunime të tilla me trajnerin Zef Gjoni që drejton kombëtaren shqiptare, vlejnë për të përzgjedhur boksierët më të mirë për aktivitetet që i presin këto sportistë.
www.shkodrasport.com