Një mbrëmje magjike boksi ka ardhur drejtpërdrejt në RTSH Sport. Turneu “Anuar Fight Night 2” i organizuar nga “FISTS OF FIRE” ka dhuruar emocione të mëdha. Boksierët kuqezi kanë dominur sfidat respektive dhe kanë triumfuar në ringun e Mynihut, madje Armand Culhaj është shpallur kampion.
Mbrëmja filloi me sfidën Imeri – Espinoza, që u fitua nga boksieri shqiptar Knock Out (KO) që në raundin e parë.
Boksieri shqiptar Senad Drini fiton përballë italianit Brusa në raundin e tretë me Knock Out teknik (TKO) në sfidën e dytë të turneut “Anuar Fight Night 2”.
Boksieri shqiptar Arjon Kajoshi ka mposhtur me pikë pas 6 raundesh rivalin Casado, ndërsa Nelson Hysa fiton me Knock Out (KO) në raundin e parë përballë Molinës dhe shpallet kampion Europe në kategorinë WBO.
Nuk ka histori edhe në ndeshjen më të rëndësishme të mbrëmjes, pasi Armand Cullhaj fiton në raundin e dytë me Knock Out teknik ndaj Dominguez dhe shpallet Kampion i Gjermanisë Ndërkombëtar.