Kombëtarja e boksit, pak ditë pas pjesëmarrjes në turneun “Adem Jashari” që u zhvillua në Prishtinë ka udhëtuar për në Shkup, aty ku këtë fundjavë do të zhvillohet turneu tjetër ndërkombëtar, ai i “Gungut të Artë”. Në këtë turne, Shqipëria do të përfaqësohet me boksierët Ardit Murja (pesha 56kg), Krenar Zeneli (pesha 60kg), Indrit Sokoli (pesha 64kg), Arjon Kajoshi (pesha 75kg), Bekim Vjerdha (pesha 81kg) dhe Emiliano Xhediku (pesha 91kg).
Po sot është hedhur edhe shorti i këtij eventi, ku kuqezinjtë kanë mësuar emrat e rivalëve. Murja, Zeneli e Sokoli do të përballen në gjysmëfinale ndaj boksierëve vendës, ndërsa Kajoshi do të duelojë ndaj një rivali nga Kosova. Vjerdha do të duelojë ndaj një rivali nga Serbia, ndërsa Xhediku ka përballë një rival nga Kroacia. Shqipëria synon disa medalje të arta në këtë turne, ashtu sikurse çdo vit. Nga boksierët tanë, Murja dhe Sokoli kanë qenë me fat sepse të dy kanë kaluar direkt në finale.
© shkodrasport.com