Nga Gjergj KOLA

Boksieri shkodran Christian Mhilli eshte shpallur kampion i Belgjikes. Ne ndeshjet e zhvilluara pak dite me pare, ai ka mundur te gjithe rivalet e tij te peshes -63.5 kg dhe si rrjedhoje ne fund eshte kurorezuar kampion i Flandres dhe i Belgjikes.

Ky eshte suksesi i pare i 23 vjeçarit te lindur ne Belgjike por me origjine nga Shkodra. Christiani kujtojme qe eshte djali i nje ish- sportisti te Vllaznise si Vasil Mhilli dhe njekohesisht nipi i Mjeshtrit te Madh te mundjes shkodrane dhe shqiptare, Agustin Mhilli.

Ai ka lindur ne Brukses te Belgjikes me 05.08.2000 dhe e ka nisur sportin fillimisht me sportin e kick- box ne moshen 15 vjeçare. Ka bere 8 ndeshje ne kete sport, ku ka arritur 6 fitore dhe 2 humbje. Mbas tre vitesh me kick- box largohet per ne Londer- Angli ku eshte marre pastaj me boks.

Ne Angli ka konkurruar ne peshen -60 kg dhe ka bere 5 ndeshje (4 fitore – 1humbje). Aty ka fituar kampionatin “Home county” ne Londer. Nderkohe prej 6 muajsh eshte kthyer serish ne Belgike ku dhe arriti suksesin e tij me te madh ne karrieren e deritanishme, duke u shpallur kampion i ketij vendi.

“E kam filluar mbare dhe kuptohet qe deshira ime eshte te marr pjese ne kampionate nderkombetare para se t’i futem rruges se boksit profesionist. Para se ta hedh kete hap, dua qe te bej sa me shume ndeshje amatore dhe kete veren qe vjen, te zhvilloj edhe ndeshjen e pare ne boksin profesionist.

Nga ana tjeter, do te kisha deshire qe te perfaqesoja edhe kombetaren shqiptare ne garat e ardhshme nderkombetare. Deri tani ende nuk kam asnje kontakt me stafin e kombetares dhe Federaten, por ndoshta ne vijim kjo mund te ndodhe”- eshte shprehur Christin Mhilli./www.shkodrasport.com/