Boksieri shkodran do te kthehet serish ne ring. Te shtunen e ardhshme, me 21 tetor, do te zhvilloje ndeshjen e rradhe ne boksin profesionist, e teta per te teksa do te synoje fitoren e gjashte.

Por kuptohet qe ka per te qene nje sfide shume e forte sepse perballe do te kete nje kundershtar me shume eksperience, gjermanin me origjine turke Koeksal Orduhan.

Demaj aktualisht renditet ne vendin e 183-te ne ranglisten boterore dhe kuptohet qe do te synoje fitoren, me qellim ngjitjen edhe me shume ne renditje. 32 vjeçari shkodran ka kohe qe pergatitet per kete ndeshje dhe duket shume ne forme.

Deri me tani bilanci i Kristian Demajt ne boksin profesionist eshte prej 7 ndeshjesh te zhvilluara, nga te cilat 5 i ka fituar (2 me nokau) dhe 2 humbje. Te shtunen do te kerkoje fitoren e gjashte dhe shpresat jane te medha qe t’ia dale.
Gjergj KOLA