Dita e sotme mund te mbese gjate ne memorien e nje boksieri shkodran dhe jo vetem te atij. Kristian Jubani duke nisur nga ora 17.30 do te jete ne ring perballe boksierit nga Ukraina Mykhailo Sydorenko. Kjo ndeshje do te jete e vlefshme per finalen e peshes -40 kg te Kampionatit Europian U14 qe po zhvillohet ne Maribor te Sllovenise.

Nje finale qe pritet me shume interes sepse te gjithe shqiptaret tashme do te kene syte aty per te shpresuar tek nje tjeter sukses i boksierit shkodran te lindur dhe te rritur ne Irlande por qe po e perfaqeson me shume deshire dhe dinjitet kombetaren shqiptare.

Ne kete Europian Kristian Jubani ka fituar deri tani tre ndeshje nga tre te zhvilluara. 5 me 0 fitoi ndeshjen e parë me kundërshtarin e peshës 40 kg, malazezin Nikola Rajçeviç. Në turin e dytë mund përsëri 5-0 kampionin e Sllovakisë, Marcus Martinik, ndërkohë që në duelin e tretë përballë kampionit të Gjermanisë Aron Rakk, fiton 4-1.

Tashme i duhet edhe nje perpjekje e fundit per te arritur tek endrra e tij: Te shpallet Kampion i Europes. Gjithçka eshte e mundur dhe mjafton edhe nje ndeshje tjeter e mire per boksierit te talentuar shkodran./SHKODRA-SPORT.COM/