Inter është shtangur ndaj Bolognës në fushën e këtyre të fundit. Nje gol i falur i portierit Radu ka bere qe Bologna te marre 3 pike me Sansone i hedhur ne fushe ne pjesen e dyte. Nje gafe e rende e Radu, i cili sonte zevendesonte Handanovic. Humbje qe mund ti kushtoje sezonin Interit pasi tashme fati eshte ne duart e Milanit.
Pjesa e pare eshtë mbyllur 1-1. Skuadra zikaltër që po lufton për titullin në Serie A e ka nisur menjëherë me gol dhe fort, me një super Perisic, që ka bërë gjithccka vetë. Kroati ka marrë top, ia ka kaluar poshtë këmbëve të Barroë dhe ka lëshuar një të djathtë të fortë.
Topi ka befasuar portierin Skorupsi që nuk ka pasur ccfarë të bëjë. Zikaltërit i janë afruar edhe golit të dytë por Bologna ka reaguar dhe pikërisht ish-interisti Arnautovic i ka ndëshkuar më një gol të bukur me kokë.
Edhe pse Inzaghi hodhi ne fushe sulmues te tjere duke aktivizuar Sanchez dhe me pas Dzeko, Interi ishte pak i rrezikshem dhe me shume qarkullonte topin. Nderkohe, Bologna humbi shansin me Arnanutovic ndersa Correa vuri ne veshtiresi portierin Skorupski.
Por, pikerisht kur dominimi i Interit dukej se do te prodhonte gol vjen gafa! Stefan Radu ka bere nje gafe te tmerrshme brenda zones, teksa ne vend qe te godiste topin ka dale huq me Sansone qe ngjitur me porten thjesht e ka shtyre. Nje gafe qesharake e portierit te Interit, duke i dhene golin Bologna-s