Momente dhe orë ankthi kanë pushtuar klubin e Interit të cilët i frikësohen një tradhtie në orët e fundit.Të gjithë po përflasin një largim të mundshëm të Mauro Icardit drejt Realit që është treguar i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit me vlerë 110 milionë euro, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”.
Së fundmi ka reaguar trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli i cili ka dhënë detaje se Icardi është më pranë se kurrë transferimit në Madrid.
“Është një problem i mirë për të pasur aq shumë pasuri në ekipin kombëtar dhe se të gjithë po kalojnë një kohë të mirë. Kam folur me Icardi dhe i kam thënë e nëse ai është mirë fizikisht atëherë do të thirret. Tani mund të them që ai është më ranë se kurrë Real Madridit, “tha Sampaoli në aeroportin e Buenos Aires.
Gjithashtu është raportuar se gruaja dhe njëkohësisht agjentja e Icardit, Ëanda Nara ndodhet në Madrid ku po negocion të ardhmen e lojtarit.