Mes Nejmarit dhe klubit të tij, Paris SG, situata vazhdon të jetë e turbullt.
Nga njëra anë është klubi që dëshiron t’i japë duart sulmuesit brazilian dhe nga ana tjetër është vetë sulmuesi, i cili vazhdon të përsërisë se nuk ka asnjë qëllim të lërë Parisin dhe kërkon të përmbushë kontratën e tij me kampionët e Francës që e lidh deri në vitin 2026.
Por gazeta franceze “Le Parisien” ka publikuar një lajm bombë të martën, duke bërë me dije se Nejmar i është ofruar Mançester Sitit të Pep Guardiolës.
Në këmbim të tij, Paris SG-ja ka kërkuar shërbimet e mesfushorit të kombëtares portugeze, Bernardo Silva, i cili pëlqehet shumë edhe nga Barcelona.
Vetë klubi parisien mësohet se ia ka komunikuar një të tillë Nejmarit, duke i kërkuar atij të pranojë transferimin te Siti, natyrisht nëse klubi anglez do të ishte dakord me këtë shkëmbim.
Ky qëndrim i Paris SG-së është i kundërt me atë të trajnerit të ri, Kristof Galtie, i cili e sheh brazilianin si pjesë të rëndësishme të planeve të tij për sezonin e ri.
KUNDËRSHTITË – Trajneri i ri i Parisit nuk është i vetmi kundër kësaj lëvizje je.
Gazeta “Le Parisien” pretendon se edhe trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola, nuk është në favor të shkëmbimit Nejmar-Bernardo Silva.
Pakënaqësisë së Guardiolës për këtë lëvizje i është shtuar orët e fundit edhe refuzimi i vetë Nejmarit.
Që nga Japonia ku ndodhet i grumbulluar me klubin e tij, Nejmar ka përsëritur edhe një herë tjetër qëndrimin e tij kundër çdo marrëveshjeje që do ta largonte nga PSG-ja. Ai është i bindur për të vijuar në Francë për të respektuar kontratën me klubin e tij.