Reali i Mardidit duket se ka bërë një ofertë zyrtare për të shumë folurin Nejmar, në merkaton e verës.

Është TVE në Spanjë, i cili raporton se presidenti Florentino Perez, ka vënë në pjatë, plot 310 milionë euro tek PSG, për të marrë shërbimet e brazilianit.

TVE gjithashtu shton se Reali po përgatitet t’i ofrojë Nejmarit një kontratë 7-vjeccare, e ku do të paguhet 45 milionë euro në sezon.

Ky transferim pritet të thyejë edhe rekordin e vendosur nga PSG, me blerjen që bëri prej 222 milionë euro nga Barcelona një vit më parë.