Real Madrid, gjatë kësaj vere ka bërë një shitje historike, Cristiano Ronaldo te Juventus për 100 milionë euro.
Kampionët e Europës e nisën sezonin me këmbën e gabuar, pasi u mposhtën nga Atletico Madrid në Superkupën e Europës, ndërsa në ndeshjen e parë të kampionatit fituan 2-0 ndaj Getafe.
Florentino Perez ka vendosur ta zëvendësojë “CR7” me një tjetër “fenomen”, brazilianin Neymar.
Sipas asaj që bën të ditur “Don Balon”, në javën e fundit të merkatos, Real Madrid do të ofrojë plot 350 milionë euro për të marrë ish-sulmuesin e Barcelonës.
Pra, kur mbetet edhe një javë nga mbyllja e merkatos, Real përgatitet të bëj blerjen më të madhe të historisë së futbollit./telesport/