Manchester United po përgatit bombën e merkatos së kësaj vere. “Djajtë e Kuq” mësohet se janë gati të ofrojnë 95 mln stërlina për sulmuesin e Atletico Madrid, Griezmann. Barcelona ishte shumë pranë nënshkrimit me yllin francez por mos konkretizimi me një ofertë konkrete i ka hapur një derë Man. Utd për të marrë lojtarin.
Me ekipin anglez qe po bën merkato në dalje me Lukakun dhe Pogban që janë drejt shitjes mund ti ketë gati paratë për Griezmann. Vetë Griezmann duke folur pas fitores 4-0 të Francës ndaj Andorrës tha: “Nuk jam shumë i sigurt nësë dua të luaj më në La Liga”.
Por për Utd nuk ka vetëm lajme pozitive pasi mospjesëmarrja në Champions mund të ndikojë shumë në vendimin e lojtarit. Por “Djajtë e Kuq” janë gati t’i ofrojnë Griezmann një pagë faraonike 450.000 stërlina në jave.
Për kampionin e botës me Francën në garë është futur edhe PSG që për të thënë të vërteten paratë për ekipin francez nuk janë aspak problem, plus që Parisi ka edhe një avantazh tjetër ndaj Manchester United, ata luajnë në Champions dhe Utd jo./newsport/