Sër Xhim Retklif thuhet se synon katër nënshkrime të mëdha për të ndihmuar në përpjekjen dhe transformimin e ekipit të Mançester Junajtidit këtë verë.

Pronari i ri i “djajve”, i cili është në pritje të ratifikimit nga Premier Liga të marrëveshjes për blerjen prej 1.3 miliardë paundësh të 25 për qind të aksioneve të klubit, do të marrë përgjegjësinë për operacionet e futbollit në “Old Trafford” si pjesë e marrëveshjes dhe thuhet se të gjithë sytë janë te rekrutimi gjatë verës.

Gazeta “Evening Standard” detajon se si miliarderi britanik, i cili ishte në tribunën e drejtuesve të dielën në “Old Trafford” për të parë barazimin kundër Totenhemit dhe ndihmësit e tij, kanë identifikuar një numër të ri, 9, si prioritet (në nivelin e Herri Kejnit), si dhe një numër 8, një qendërmbrojtës dhe një mbrojtës të djathtë.