Ka pasur edhe më parë pferta nga Turqia, por duket se tashmë është momenti i duhur që sulmuesi dhe një nga lojtarët më të spikatur në radhët e Partizanit, Eraldo Çinari të luajë në ligën e parë turke dhe bëhet fjalë për klubin e njohur të Samsunsporit, që mer pjesë në ligën e parë turke.

Çinari ka qenë edhe në “orbitën” e një tjetër klubi turk në të shkuarën dhe bëhët fjalë për Menemenspor.

Me sa duket oferta ka qenë më bindëse, por edhe synimet e klubit dhe Çinarit për të ardhmen e afërt, madje nga sa mësohet ka edhe parakontratë me klubin turk.

Çinarit i mbaron kontrat me të kuqtë në fund të këtij sezoni dhe del në treg si lojtar i lirë…