Është një Boniek që feston me Napolin ai që foli për mikrofonat e “Rai Radio 1”. Blutë e Spallettit janë gjithnjë e më afër fitimit të kampionatit të tyre të tretë në histori. “A është ky Napoli më i fortë se ai i Maradonës? Futbolli ishte ndryshe asohohe, nuk mund të bëhen krahasime me sot.

Skuadra e Maradonës duhet glorifikuar, ishte plot kampionë, por duhet bërë edhe një monument për këtë Napoli. Nuk e nisi sezonin si favorit, por u stërvit shumë mire. Spalletti gjeti zgjidhje që vështirë të imagjinohen si Lobotka përpara mbrojtjes. Pastaj sezoni i mrekullueshem i Osimhen, ardhja e Kvara dhe Kim.

Titulli kampion do të jetë kryevepra e punës së të gjithëve. Të gjithë e kanë vënë një tullë në këtë ecuri të jashtëzakonshme sezonale. Duhen vetëm duartrokitje për këtë Napoli, se si fiton dhe si luan. Skuadra e Spallettit i fiton ndeshjet sepse i dominon, jo ratsësisht. Megjithatë, Maradona është unik, si Maradona nuk ka njeri dhe nuk do të ketë më kurrë”.

Boniek deklaroi gjithashtu se ndeshja mes Juventusit dhe Napolit “u prish nga arbitri”, dhe më pas u ndal në ngjarjet e fundit që lidhen me klubin bardhezi: “Nuk është fusha ime, më pëlqen të flas për gjëra që di dhe i kuptoj. Ndoshta do të riformulohet dënimi, do të zbutet disi. Në fund do t’i hiqen 7-10 pikë ndoshta, por nuk e di”./telesport/