Komisioni i Disiplinës ka pezulluar Leonardo Bonuccin me një ndeshje, pasi mbrojtësi i Juventusit mori kartonin e 10-të të verdhë ndaj Lacios.
Bonucci nuk do jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës ndaj Udineses.
Mbrojtësi i Juventusit u ndëshkua me karton të verdhë pasi shkaktoi penallti në minutën e 82-të, ku më pas Immobile e shndërroi në gol për të arritur kuotën e 30 golave në kampionat.