Juventusi ka arritur të kualifikohet matematikisht si skuadra e parë në grupin e Ligës së Kampionëve duke mundur Atletiko Madridin në ndeshjen direkte me rezultatin 1-0. Tashmë, i mbetet të zhvillojë edhe ndeshjen e fundit që mund të jetë vetëm për statistikë dhe Championsi i vërtetë fillon pas fazës së grupeve.

Në një intervistë për mediat italiane, mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonuçi u shpreh se skuadra e tij lufton për të dyja frontet. Në lidhje me kundërshtarët e mundshëm, ai shtoi se vetëm një përballje me Totenhemin e Murinjos nuk do të donte.

“Kundërshtarët? Në fakt unë shoh vetëm klubin, skuadrën dhe shoqërinë time pasi kemi objektiv dy trofe. Nëse më duhet të them se kë dua të evitoj në Champions, them Totenhemin sepse me ndryshimin në stol dhe me ardhjen e Murinjos, në disa ndeshje jep diçka më shumë. Shkurti dhe marsi janë shumë larg dhe në aspektin menta apo psikologjik gjithçka mund të ndryshojë. Por, aktualisht duke mos i hequr asgjë Poçetinos them se Murinjo e ka rikthyer Totenhemin më shumë në garë”, u shpreh Bonuçi. /VipSport/