Juventus lujati mbrëmë ndeshjen e tyre në shtëpi kundër Interit duke e fituar atë me rezultatin minimal 1 me 0. Autori i golit ishte kroati Manxhukiç në pjesën e dytë të takimit.
“Zonja e Vjetër” ka lënë pas 14 pikë zikaltërit duke i shuar shpresat për ekipin e Spaletit. Pas përfundimit të ndeshjes ka folur mbrojtësi italian Bonuçi ku ka thënë se vetëm ekipi i Ançelotit është i vetmi rival për titullin e kampionatit: “E dinim se Interi ka lojtarë më aftësi individuale të shkëlqyera, të cilët dhe si grup mund të shkaktojnë probleme. Ishte një ndeshje e vështirë, ku na u desh të rrezikonim për të shënuar dhe gjithashtu patëm fat në disa raste. Juve vërtetoi dhe një herë tjetër se është i uritur për të fituar.
Lamë shumë hapësira, duke bërë disa gabime, që mund të na kishin kushtuar, por u mblodhëm dhe në pjesën e dytë bëmë një paraqitje të mirë mendoj. I dhamë një goditje të rëndë shpresave të Interit për titull, por mendoj se Napoli është i vetmi ekip që mund të na shkaktojë probleme”.