Iliria nuk ia doli që të siguronte ngjitjen në Kategorinë e Parë dhe në këto kushte do të vazhdojë të jetë protagoniste në sezonin e ri në Kategorinë e Dytë. Klubi prej ditësh vazhdon intensivisht përgatitjet, ku lojtarët marrin ngarkesën e duhur.
Gjatë kësaj periudhe nuk mungojnë afrimet dhe njëri prej tyre do të zyrtarizohet në orët e ardhshme. Klubi nëpërmjet një postimi e ka paralajmëruar diçka të tillë.
“Boom – Boom. Afrimi i radhës? Jeni gati në orën 21:00”, ka shkruar klubi në “Insta-Story”. Në këtë mënyrë u tregon tifozëve për zyrtarizimin e lojtarit të ri, ndërsa premtojnë se do të jetë një emër “big”. Mbetet të presim orën 21:00 për të mësuar se për kë futbollist bëhet fjalë./newsport/