Vllaznia mund edhe Teuten dhe vazhdon te ece e sigurte drejt arritjes se objektivit te saj. Nje gol i Ardit Hoxhajt ne pjesen e dyte do t’i mjaftonte asaj per te marre kete trepikesh, ndonese pikerisht autori i golit do ta linte me 10 vete skuadren e tij sepse u ndeshkua me karton te kuq pak minuta me vone.
Shkodranet megjithate nuk e vune per asnje moment ne dyshim fitoren duke i shkaktuar kesisoj humbjen e pare ne kampionat durrsakeve.
Pjesa e pare do te mbyllej ne shifrat e barabarta 0-0 por duhet thene se ka patur nje epersi totale te ekipit te Vllaznise.
Lojtaret e saj kane patur disa raste te pastra shenimi me ane te A.Hoxhaj, Adilit, Imerit e Dilaver, madje ky i fundit ne minuten e 37-te shtylla i pengon golin. Edhe e dyta nis mire per vendasit qe do te arrinin me te fund te shenonin.
Ne minuten e 59-te zhbllokohet sfida, Ardit Hoxhaj kalon në avantazh shkodranët pas një aksioni mjaft të bukur, vlonjati ka shmangur portierin Frashëri, duke dërguar topin në rrjetë.
Por nga minuta e 65-te Vllaznia do te mbeste me 10 futbolliste ne fushen e lojes. Ardit Hoxhaj ndëshkohet me karton të kuq për ndërhyrje të gabuar ndaj futbollistit Pjeshka.
VLLAZNIA- TEUTA 1-0
Shenues: Ardit Hoxhaj ’59
Vllaznia (4-3-1-2): Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Jonuzi, Imeri, Hoxhaj, Dilaver. Trajner: Thomas Brdariç.
Teuta: Frashëri, Pjeshka, Hoxha, Arapi, Kuros, Aleksi, Karabeci, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi. Trajner: Edi Martini
Arbiter: Kreshnik Cjapi (Fier)