Të penduarit e Super League janë pranuar sërish në ECA (European Clubs Asocciation), pasi Bordi Ekzekutiv e ka pranuar sot kërkesën e tyre.
Bëhet fjalë për anglezët e Manchester United, Manchester City, Arsenal, Tottenham, Liverpool dhe Chelsea, spanjollët e Atletico Madrid dhe italianët e Milan dhe Inter.
Të gjithë këto klube u ribashkuan në ECA, pas tentativës për të krijuar Super League me Juventus, Real Madrid e Barcelona.
Këto tre të fundit mbeten jashtë ECA, që ka edhe përfaqësues në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.