Zgjidhet më në fund Këshilli I ri Mbikëqyrës I klubit të futbollit Vllaznia. Mbledhja e Këshillit Bashkiak për këtë çështje, është zhvilluar pasditen e së mërkurës dhe këtë herë nuk ka patur shumë debate. Ajo që bie në sy është mbetja në fuqi e vendimit që numri I anëtarve të këtij Këshilli të jetë pesë dhe jo shtatë siç u ra dakord në mbledhjen e kaluar. Ky propozim ka ardhur nga kryetari I grupit të Partisë Demokratike Qashif Hoxha.
Me këtë propozim edhe grupet e tjera të Këshillit kanë qenë dakord por kjo ka bërë që tek grupimi I së majtës të ketë paqartësi për emrin e tretë dhe për rrjedhojë është kërkuar që të ketë votim të fshehtë për këtë çështje.Në fund, kryetari I komisionit të votimit Agron metushi ka bërë numrin e votave teksa tre anëtarët e propozuar nga e djathta, Xhemal Bushati, Xhevdet Amuli dhe Avenir Haxhija kanë marrë nga 25 vota, ndërkohë Luan Heta ka marrë 22 vota dhe Edip Shiroka ka marrë 19 vota, duke plotësuar kështu pesëshen e Bordit të ri të shoqërisë aksionere Vllaznia. Ka mbetur jashtë Erogen Brajoviç që ka marrë vetëm 7 vota. Në këtë mënyrë ka marrë fund kalvari I mbledhjeve për caktimin e bordit të ri të Vllaznisë dhe tashmë të shpresohet që ai t’I japë një zgjidhje kësaj skuadre.
© shkodrasport.com