Roberto Bordin pritet të mos i kursejë lojtarët për këtë ndeshje, duke hedhur në fushë kontingjentin më në formë që ka aktualisht në dispozicion.
Shpresat më të mëdha janë te rikthimi i Ze Gomesh, i cili me shumë gjasa do t’ia dalë. Sulmuesi është stërvitur me skuadrën gjatë javës dhe mund të thuhet se e ka kaluar problemin.
Pas tij, rikthehet edhe Bruno Lulaj, me kapitenin që ka shlyer dënimin me një ndeshje. Sa u përket titullarëve të tjerë, Bordin pritet të mos bëjë më ndryshime dhe të vijojë me skemën 3-5-2, e cila tanimë mund të thuhet se është e kristalizuar. Gjithsesi, deri të dielën, tekniku ka kohë që t’i mendojë edhe njëherë lëvizjet që do të bëjë përballë kryesuesve.
Formacioni i mundshem i Elbasanit:
Abalora
Lulaj- Telushi- Musta
Lila- Hila- Dross- Qose- Hakaj
Melo- Ze Gomesh