Nesër pasdite në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës duhej të ishte zhvilluar ndeshja e kampionatit të kategorisë së parë në mes Tërbunit dhe Burrelit.

Por në fakt kjo ndeshje nuk mund të zhvillohet në këtë stadium.

Fotot që shoqërojnë këtë shkrim tregojnë.Trashëria e borës në stadium shkon në 25-30 centimetra dhe padyshim që me kushtet atmosferike që po mbajnë sërish në këtë qytet, është e vështirë që fusha të bëhet gati për ndeshje.

Në këto kushte, drejtuesit e Tërbunit kanë rënë dakord me ata të Vllaznisë për ta luajtur këtë takim në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Pra, kjo do të thotë se ndeshja Tërbuni- Burreli do të luhet të shtunën në orën 14.00 në Shkodër.

Marëdhëniet shumë të mira në mes dy klubeve kanë bërë të mundur akordin për lirimin e fushës në mënyrë që të mos prishet edhe kalendari i kategorisë së parë pasi siç dihet, edhe një ndeshje tjetër është ndërprerë para disa kohësh në Pukë, pikërisht për shkak të kushteve atmosferike.
© shkodrasport.com