Mbrëmje spektakolare në “Signal Iduna Park”, ku u shënuan plot 6 gola. Borusia e Dortmundit arriti të përmbyste rezultatin e duelit të parë, teksa mposhti Atletikon e Madridit në kthim me rezultatin 4-2, duke u kualifikuar për në raundin gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve.
Spanjollët e Simeones, nuk mundën dot të menaxhonin suksesin 2-1 në duelin e parë në shtëpi, teksa iu dorëzuan verdhezinjve në Gjermani.
Pjesa e parë e duelit të sotëm përfundoi me rezultatin 2-0, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, spanjollët tentuan të reagonin duke vendosur baraspeshën në minutat 49 dhe 64, ndërkohë minutat e mbetura të sfidës folën sërish për Dortmundin që shënoi edhe 2 gola të tjerë me Fulkrug dhe Sabicer duke “vulosur” kualifikimin.
FT | DORTMUND-ATLETIKO MADRID 4-2
Brandt 34′, Matsen 39′ , Fulkrug 71′, Sabitcer 74’/ Humels 49′ (autogol), Korrea 64′