Duke nisur nga kjo javë Matias Zamer nuk do të shfaqet më në rolin ekspertit të “Amazon Prime” në ndeshjet ku do të luajë Borusia e Dortmundit.

Sipas “Sport-Information-Dienst” kjo ka qenë dëshira e drejtorit të përgjithshëm të klubit, Lars Riken. Ky i fundit, pa dhënë shpjegime të tjera, i ka kërkuar Zamer që të mos analizojë ndeshjet e Borusias.

Siç dihet Zamer punon pranë këtij klubi prej vitesh në rolin e këshilltarit. Gjithçka ka nisur para pak ditësh kur Samer pas humbjes që pësoi Dortmundi në Bolonja tha se shikonte një “skuadër plotësisht të shkatërruar në aspektin fizik dhe psikologjik”.