Drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Michael Zorc, do të fluturojë sot për në Londër, për të mbyllur transferimin e Pierre-Emerick Aubameyang te Arsenal. Sipas faqes gjermane në internet “WA”, Zorc do të shkojë në kryeqytetin britanik për të zyrtarizuar marrëveshjen që është arritur mes palëve. Lajmi me Aubameyang do të shkojë në “Emirates Stadium” u konfirmuar në momentin që futbollisti refuzoi të luante për Dortmund në ndeshjen e kampionatit kundër Hertha Berlin, të premten në mbrëmje.

Zorc deklaroi se Arsene Wenger kishte treguar mungesë respekti që kishte folur publikisht për blerjen e Aubameyang, por duke parë edhe sjelljen e futbollistit është detyruar të finalizojë marrëveshjen që do të sjellë në arkat e klubit gjerman plot 60 milionë euro.

Arsenal's Arsene Wenger claimed Aubameyang had the right character to fit in at the Emirates

Arsenal ka arritur marrëveshjen me futbollistin që bazë të së cilët ai do të paguhet me 200 mijë euro në javë dhe do të firmosë për tre vite e gjysmë. Ekziston mundësia që Olivier Giroud të shkojë në Dortmund si pjesë e marrëveshjes./telesport/