Borussia Dortmund mesa duket ka “peshkuar” super talentin e radhës.Sipas mediave spanjolle, sulmuesi Sergio Gomez do të transferohet nga FC Barcelona te BVB.Klauzola e lirimit të 17-vjeçarit, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit, thuhet të jetë tre milionë euro.
Në Dortmund Gomez thuhet se do të nënshkruajë një kontratë deri në 2022.

Gomez së fundmi ka shënuar katër gola Kupën e Botës për moshat U-17, dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave.Ai është zgjedhur si lojtari i dytë më i mirë i turneut.Në finale ndaj Anglisë ai shënoi dy gola për Spanjën e tij pas vetëm gjymsë ore lojë, por Anglia përmbysi rezultatin me ndeshjen që përfundoi 5-2.