Flamurtari është shembulli i një klubi që ka shumë probleme në Superiore. Të ftuarit në emisionin “Pressing”, që transmetohet në ABC News, kanë diskutuar mbi problematikën që ka klubi vlonjat dhe klubet shqiptare në përgjithësi.

Florian Riza, mes të tjerave deklaroi: “Ka një dëshirë të jashtëzakonshme nga të gjithë drejtuesit, që duan medoemos të kryejnë shpenzime te klubet e tyre, pavarësisht se kurrë klubi nuk e kthen mbrapsht këto investime.

Nëse një klub futbolli zhytet në borxhe, krijohet një amulli e madhe. Financimi i klubeve duhet të ketë një strukturë të mirëfilltë. Administratori dhe Këshilli kanë gjetur një gjuhë të përbashkët. Idrizi ka harxhuar miliona euro. Nëse klubi nuk prodhon para, është e vështirë. Njëherë paguan miliona euro”.

Opinionisti Xhevdet Zekaj u shpreh: “Kriza te Flamurtari është ulur këmbëkryq. Ka një problem të thjeshtë: I kthehemi ligjit të sportit. Harrojeni që në Shqipëri të mbushet stadiumi dhe klubi të ketë përfitime.

Problemi i parë fillon te kjo: Janë 400 mijë euro që mbajnë peng si Idrizin, si Bashkinë. Pa mbyllur bilancin në Turqi, Idrizi nuk hedh dot lekë të tjera. Pastaj, Idrizi pret paketën e ligjit të sportit që të investojë lekë”. /abcnews/