Kombëtarja italiane është “boshatisur” nga lojtarët e saj.
Sipas mediave italiane, numri i të larguarve nga grumbullimi në Koverçiano ka shkuar në 9, ku dy janë larguar vetëm ditën e sotme.
Pas Marko Verratit, Lorenco Insinjes, Domeniko Berardit, Xhanluka Mançinit, Zhorzhinjos dhe Luiz Felipes, grupit që kanë “braktisur” kombëtaren për ndeshjen e nesërme miqësore ndaj Turqisë në Koniaspor janë dhe Alesandro Florenci e Nikolo Barela, të dy kanë marrë udhëtimin drejt Milanos, për t’iu bashkuar Milanit dhe Interit për ndeshjen e kampionatit në fundjavë.
Italia vjen pas zhgënjimit ku u eliminua nga “Play-Off”-i i Botërorit të Katarit nga Maqedonia e Veriut teksa humbet shansin për të marrë pjesë për në Kupën e Botës për vitin e dytë radhazi.