Qendra stërvitore e Realit të Madridit në Valdebebas është boshatisur. Janë plot 16 lojtarë të Madridit që janë thirrur në ekipet e tyre kombëtare gjatë kësaj pauze ndërkombëtare.
Lajmet për Realin përfshijnë thirrjen e parë të Asensios te Spanja, rikthimin e Kurtua te Belgjika pas gati dy vitesh mungesë dhe përfshirjen e Alaba në skuadrën e Austrisë, pavarësisht se ka luajtur vetëm 311 minuta për Madridin që nga rikuperimi i tij nga një dëmtim në ligamentit e kryqëzuar.
Tre lojtarëve të përmendur tashmë i bashkohen Lunin, Modriç, Mbape, Kamavinga, Tçuameni, Rydiger, Bellingam, Brahim Diaz, Vinicius, Rodrigo, Endrik, Valverde dhe Arda Gyler.
Në total, 16 lojtarë që largohen nga skuadra e parë, me vetëm dy të gatshëm për Ançelotin. Këta janë Lukas Vaskez dhe Fran Garsia.