Federata Kroate e Futbollit i ka dërguar një note proteste FIFA-s për gjuhën e përdorur në Nizhni Novgorod, ku në njoftimin e publikuar për konferencën për shtyp përpara ndeshjes Argjentinë-Kroaci (e planifikuar për sonte), ndër të tjera thuhej se përkthimi do të zhvillohej edhe në gjuhën serbo-kroate.

Siç raporton portali Repubblica.it , kjo gjë nuk është pritur mirë nga ekipi kroat dhe pas reagimit të ashpër të zyrtarëve kroatë, nga salla e konferencave është hequr menjëherë shkrimi cirilik në ‘gjuhën serbo-kroate’, edhe pse kjo gjuhë nuk u hoq nga panelet me listën e gjuhëve të tjera të përkthimit – Anglisht, Rusisht, Spanjisht.

“Si do të ndiheshin rusët nëse gjuha e tyre do të përshkruhej si ukrainase-ruse?” Edhe ukrainasve kjo gjë nuk do t’ju pëlqente, “deklaroi një zyrtar kroat.

“Një përfaqësues rus i organizatorëve – ka shtuar – se edhe ai do të ndihej i ofenduar nëse do të shihte në gjuhën latine programin e një ndeshje të kombëtares ruse që do të zhvillohej në Rusi”.

Argjentina dhe Kroacia do të përballen sonte një ndeshje direkte, ku të dyja skuadrat do të japin maksimumin në këtë takim, ku alternativa e vetme është fitorja, në mënyrë që të kualifikohen për në fazën tjetër.

Kroacia ka fituar në ndeshjen e parë me Nigerinë dhe një fitore e sotme do ta kualifikonte më tej, kurse Argjentina nga ana tjetër ka marrë një barazim befasues me Islandën dhe çdo rezultat tjetër përveç fitores do ta komplikonte rrugën e këtij ekipi drejt synimit, atë të fitores së këtij turneu. /EDS/