Kampionati Botëror 2030 do të jetë një minierë e vërtetë ari. Kompeticioni që do të shtrihet në 6 shtete të ndryshme, Spanjë, Portugali dhe Marok dhe Argjentinë, Paraguaj dhe Uruguai në Amerikën e Jugut, për të festuar 100-vjetorin e turneut. Përfitimet ekonomike do të jenë të rëndësishme për futbollin edhe për një vend si Spanja.

Qeveria spanjolle pranoi se organizimi i turneut do të kontribuojë me 5.12 miliardë Euro në ekonominë e vendit dhe do të gjenerojë mbi 5.5 miliardë Euro të ardhura nga turizmi për një total prej mbi 10 miliardë Euro.

Sipas studimeve të kryera nga institucionet akademike universitare spanjolle, Kupa e Botës do të krijojë 82,513 vende pune me kohë të plotë. Këtyre të dhënave i shtohen edhe të ardhurat që vijnë nga turistët që udhëtojnë drejt Spanjës ekskluzivisht për turneun, i cili pritet të kalojë 5.5 miliardë, të shpërndara në të gjithë territorin kombëtar.

Falë bashkëpunimit mes Spanjës, Portugalisë dhe Marokut, FIFA, sipas vlerësimeve të fundit, do të shpenzojë rreth 238 milionë Euro. Një shpenzim dukshëm më i ulët se ai i paguar në kompeticionet e mëparshme.

Për më tepër, përfitimet ekonomike për vendet organizatore të Botërorit 2030 nuk përfundojnë vetëm me përfundimin e eventit, duke qenë se industritë e lidhura me to do të vazhdojnë të përfitojnë prej tyre edhe në vitet pas turneut të madh të kampionatit botëror.