Rrugetimi i dy prej boksiereve te kombetares shqiptare ne Kampionatin Boteror qe po zhvillohet ne Tashkent te Uzbekistanit eshte mbyllur diten e djeshme teksa i kane humbur ndeshjet e tyre
Keshtu, Denis Nurja i kategorise 71 kg kishte perballe boksierin e perfaqesueses se Trinidad Tobago Prince Aaron. Edhe pse Nurja e fitoj raundin e pare nuk arriti qe ta mbaje rezultatin ne dy raundet e tjera dhe ne kete menyre e ka humbur ndeshjen 2-1.
Gjithashtu Krenar Zeneli i kategorise 60 kg nuk arriti te fitoje perballe boksierit te perfaqesueses se Spanjes Quiles Brotons Jose. Per Zenelin kujtojme qe ky ishte turi i dyte i tij, por pa mundur dot te shkoje me tej.
Ekipi shqiptar kesisoj ka rregjistruar dy humbjet e para ne kete kampionat. Perfaqesuesja kuqeblu ka dhe kater boksiere te tjere qe presin diten per t’u ngjitur ne ring dhe per te treguar vlerat e tyre me te mira./SHKODRA-SPORT.COM/