Shpresat e fundit për të ecur më përpara në Kampionatin Botëror të boksit amator që është duke u zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit është shuar. Boksieri shkodran Kristian Demaj ka humbur ndaj hungarezit Jozef Darmos me pikë, 18-20.

Ka qenë një ndeshje me shumë rivalitet ku Demaj ka bërë një ndeshje shumë të mirë por edhe kundërshtari i tij ka treguar një nivel të lartë në boksim, çka ka çuar edhe në fitoren e tij. Me humbjen edhe të Demës, mbyllet kështu aventura e boksit shkodran në këtë eveniment shumë të rëndëishëm ku morën pjesë 700 boksierë nga e gjithë Bota. Një aventurë që mbyllet vetëm me një fitore të Kristian Demës ndërkohë që dy boksierët e tjerë pjesmarrës, Asmer Bilali dhe Xhulio Vrenozi, janë eliminuar që në ndeshjet e para.