Trajneri i Egjiptit, Hector Cuper është mjaft i shqetësuar rreth përgatitjeve të skuadrës së tij për periudhën e Ramazanit.
“Lojtarët e mi do të agjërojnë nga lindja deri në perëndimin e diellit, kur do t’i trajnoj?
Nuk mund të trajnoj njerëz që janë të dehidratuar dhe nuk kanë kalori në trupin e tyre”, tha trajneri argjentinas për gazetën “La Nacion” në vendlindjen e tij.
Muaji i agjërimit për myslimanët fillon në mesin e majit dhe përfundon një ditë para ndeshjes hapëse të Botërorit që do ta luajnë kundër Uruguait.
Cuper tani shpreson në një interpretim të kuptueshëm nga besimtarët myslimanë. “Kurani thotë që ka disa situata të veçanta, siç janë udhëtimet”, tha ai. Patrioti i tij, Juan Antonio Pizzi, i cili trajnon kombëtaren e Arabisë Saudite ndan të njëjtin shqetësim. /EDS/