Sot do të luhen katër sfidat e radhës në Botërorin “Rusi 2018”. 8 skuadra do zbresin në fushën e blertë me një qëllim të vetëm, të marrin tre pikë dhe të zenë vendet e para në renditjet në grupe.
Franca do presë Australinë në orën 12:00. Argjentina përballet me Islandën në orën 15:00. Peruja me Danimarkën në orën 18:00 dhe Croacia me Nigerinë në orën 21:00.
Spektakli dhe golat janë të garantuar. Të gjithë sportdashësit do të jetë të mbërthyer përpara ekranit të televizorit për të parë takimet e radhës që do startojnë nga mesdita e sotme.